Rreth Ilmonës

Ilmona Hamza është një profesioniste në fushën e edukimit fizik, mirëqenies dhe ushqyerjes, e cila ka ndikuar në mënyrë pozitive në jetën e mijëra vajzave dhe grave, duke i udhëzuar drejt një stili jetese më të shëndetshëm dhe aktiv.

E lindur në Tepelenë dhe rritur në qytetin bregdetar të Sarandës, Ilmona që në fëmijëri kalonte orë të tëra duke notuar dhe duke marrë pjesë në aktivitete sportive. Në shkollën fillore, mësuesi i saj i edukimit fizik dalloi talentin e saj dhe e regjistroi në maratonën e qytetit. Edhe pse Ilmona nuk mundi të marrë pjesë pasi maratona u anullua, mësuesi e motivoi duke i dhënë një "Certifikatë stimuluese." Ky gjest i vogël i dha një kurajo të madhe, duke i shtuar forcën për të ndjekur pasionin dhe te trajnohej akoma edhe më shumë. Në vitet që pasuan, Ilmona fitoi çdo maratonë për femra në grupmoshën e saj.

Në gjimnaz, shkathtësitë e saj fizike dhe përkushtimi i tërhoqën vëmendjen e mësuesve, të cilët e inkurajuan të ndiqte një karrierë në sport dhe edukim fizik. Ky udhëzim e shtyu të regjistrohej në Universitetin e Sporteve të Tiranës, ku ndoqi studimet me pasion dhe përkushtim.

Sot, Ilmona është një profesioniste e licencuar, me një listë të gjerë diplomash dhe certifikatash që reflektojnë pasionin e saj ndaj edukimit dhe shëndetit.

Diplomat dhe Çertifikimet

  • "Bachelor" Shkencat e Lëvizjes
  • Master Profesional "Mësuesi në Edukimin Fizik dhe Shëndetësor në Arsimin Parauniversitar"
  • Master i Shkencave "Aktiviteti Fizik dhe Shëndeti"
  • Licencë për ushtrimin e profesionit të mësuesit profilin Edukim Fizik


Ajo ka kryer trajnime ndërkombëtare si:

  • Konsulente për Ushqyerjen dhe Mirëqenien
  • Menaxhimi i Ushtrimeve për Persona me Sëmundje Kronike dhe Aftësi të Kufizuara
  • Strategji Ushqimore për Endometriozën
  • Strategji Natyrale dhe Bimore për Menopauzën
  • Hormonet dhe Toksinat Mjedisore

Gjatë karrierës së saj, Ilmona ka ndihmuar mijëra femra të transformojnë jetën e tyre. Programet e saj për fitness dhe mirëqenie janë ndërtuar për të adresuar nevoja të ndryshme, nga rënia në peshë deri te rikuperimi i shëndetit pas sfidave të mëdha fizike. Ajo beson se një trup i shëndetshëm është çelësi për një jetë të lumtur.

Nëse dëshironi të bëni një hap drejt një jete më të shëndetshme, Ilmona është këtu për t’ju udhëzuar të arrini qëllimet tuaja