Ky program është krijuar për të gjitha ju, vajza dhe gra, që dëshironi të humbni peshë, të shtoni peshë, të tonifikoni trupin dhe të krijoni një stil jetese të shëndetshëm – nga rehati e shtëpisë.
Ai kombinon stërvitje efektive, ushqyerje të balancuar dhe motivim të përditshëm për t’ju ndihmuar të arrini rezultate reale dhe afatgjata.
Çfarë përfshihet në program:
* Stërvitje Online (5x në javë)
Stërvitemi bashkë çdo javë në YouTube & Zoom – katër mbrëmje në oren 19:00 dhe një seancë të shtunën në mëngjes.
Dy prej tyre janë Pilates, për forcë, fleksibilitet dhe posturë të drejtë.
Ushtrimet janë të përshtatura për çdo nivel, me versione më të lehta për fillestaret dhe më të avancuara për ato që duan sfidë.
* Plan Ushqimor i Personalizuar
Çdo muaj përfshihen dieta të përgatitura nga dietologe sipas qëllimit tuaj (humbje peshe, shtim apo tonifikim)
Përveç kësaj, do të ketë edhe një dietë të shëndetshme më të lehtë për t’u ndjekur e përshtatshme edhe për pjesën tjetër të familjes.
* Motivim & Mbështetje Ditore
Çdo ditë do të merrni mesazhe motivuese dhe këshilla praktike që t’ju ndihmojnë të qëndroni të fokusuara.
Në grup ndajmë përvojat, rezultatet dhe energjinë pozitive që na bashkon si komunitet.
* Takime Ekskluzive në Zoom
Përveç stërvitjeve, do të kemi takime relaksuese dhe motivuese në grup, ku flasim për mirëqenien mendore, balancën emocionale dhe lidhjen trup–mendje. Këto takime ndihmojnë në uljen e stresit, përmirësimin e fokusit dhe rritjen e energjisë pozitive.
* Komunitet Mbështetës & Energji Pozitive
Komuniteti ynë është zemra e programit – një vend ku vajzat motivojnë, frymëzojnë dhe mbështesin njëra-tjetrën çdo ditë. Është një hapësirë e ngrohtë, plot mirëkuptim dhe pozitivitet, ku çdo sukses festohet bashkë dhe çdo ditë sjell forcë të re për të vazhduar përpara.
Ky program është më shumë se një rutinë fitnesi – është një udhëtim drejt versionit më të mirë të vetes.
Çdo ditë është një mundësi e re për të ndier më shumë energji, qetësi dhe dashuri për trupin e mendjen tënde. ✨
| Abonohu për |
1 Muaj ,2 Muaj (-5%) ,3 Muaj (-10%) ,6 Muaj (-15%) ,12 Muaj (-20%) |
|---|
